
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i shpërblyer gjatë edicionit të radhës së çmimit "Gentleman FairPlay", bëri disa deklarata direkt nga skena: “Jam i lumtur dhe krenar për atë që po bëj në karrierën time, falënderoj gjithmonë bashkëlojtarët, stafin dhe të gjithë tifozët, që janë gjithmonë pranë nesh".
Drejtori i përgjithshëm zikaltër, Beppe Marotta, i bëri po ashtu jehonë deklaratës së atij: "Ai e dha përgjigjen. Nuk ka probleme mes nesh dhe lojtarëve tanë, sepse emëruesi i madh i përbashkët është dëshira për të vazhduar bashkë. Kjo është një ndjenjë me vlerë të madhe që do të na udhëheqë. Shpresoj të arrijmë një marrëveshje me shumë lehtësi”.
A do ta kishit imagjinuar kështu përvojën tuaj me zikaltrit kur mbërritët tek Interi?
Sinqerisht jo, por kam punuar shumë. Që nga dita e parë, Interi më dha një dorë të madhe, i jam mirënjohës për këtë dhe përpiqem ta demonstroj në fushë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.
Rinovimi i kontratës…
Ne jemi duke punuar, shpresojmë të gjejmë një marrëveshje.
Golashënuesi më i mirë i Serie A…
Falënderoj gjithmonë shokët e skuadrës, stafin dhe të gjithë tifozët që janë gjithmonë pranë nesh.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





