Transmetuar më 17-05-2024, 09:09

Mërgim Mavraj ka bërë historinë e tij në kombëtaren shqiptare. Sigurisht, ai ka një vend të veçantë në aradhën e atyre që veshën fanellën kuqezi dhe dhanë gjithçka për të. Me 50 ndeshje të luajtura me Shqipërinë, 158 ndeshje në Bundesliga dhe mbi 400 të tilla në total me klubet gjermane, Mavraj është një zë që duhet dëgjuar më vëmendje kur flitet për futbollin.

Sidomos këto kohë, në prag të “Euro 2024”, që do të luhet në Gjermani, ku ish-mbrojtyësi ynë kuqezi është resident prej vitesh. Në një intervistë për “KOHA”, ish-mbrojtësi i lindur në Hanau të Gjermanisë thotë se Shqipëria ka skuadër dinjitoze për t’i mposhtur kundërshtarët e grupit (Italinë, Kroacinë dhe Spanjën): “Ata që e njohin futbollin, emri i Shqipërisë nuk është më i panjohur. Nuk e konsideroj befasi nëse Shqipëria e kalon grupin. As Italia, as Spanja nuk e kanë treguar forcën siç kanë qenë dikur”.

Si erdhi deri te vendimi për t’u tërhequr nga futbolli. Ishte me vullnetin tënd apo të shtyu diçka që ta marrësh këtë vendim?

Dy vjetët e fundit kam qenë me dy detyra. Kam qenë edhe lojtar, edhe këshilltar i kryesisë së klubit. Dikur në një moshë dëshiron të hapësh rrugë, nuk e ke zjarrin brenda vetes, nuk je gati të sakrifikosh gjithçka. Nuk ngopesh asnjëherë, por dikur ndryshojnë prioritetet. Në atë kohë, në vitin 2021, kam pasur kontratë deri në vitin 2023, por ecën si ecën gjërat dhe u shkëputa. Kam mundur të këmbëngul, por nuk isha në atë pikë të sakrifikoja. E preferoj largimin në heshtje, sepse edhe si lojtar kam punuar në heshtje. Nuk kam qenë një person që dëshiron vëmendje të madhe.

Mergim Mavraj knows what to expect in Cologne | HSV.de

Cili ka qenë momenti juaj më i mirë gjatë karrierës 16-vjeçare si senior?

Është vështirë të ndash momentet. Por vetë fakti që t’i gëzoj prindërit, është gjëja më e vlefshme që e kam përjetuar, gjëja më e rëndësishme që njeriu mund ta fitojë, është për mua t’i shohësh prindërit e buzëqeshur. Duke parë prindërit e lumtur se si i kalon djali gjithë ato sprova, gjithë atë rrugëtim që e kalon dhe përfundon faqebardhë, më bën mua të lumtur. Suksesi në përgjithësi mund të bëhet sebep për t’u përçarë shumë gjëra, për të mos mbajtur gjërat afër, por të largohemi nga njëri-tjetrit. Kjo nuk më ka ndodhur dhe jam shumë i lumtur.

Me përjashtim të një periudhe në Greqi, karriera juaj ka kaluar në Gjermani. Sa i je mirënjohës Gjermanisë?

Janë shumë njerëz që e përfaqësojnë ndoshta Gjermaninë, të cilët kanë kontribuar për karrierën, për të mirën time si lojtar, i jam mirënjohës. Por, mbi të gjitha, i jam mirënjohës që Zotit m’i dha gjitha këto mundësi, talentin, këmbënguljen, karakterin e fortë, vetëbesimin dhe që më ka udhëzuar në islam. Janë shumë gjëra që jam mirënjohës, normalisht edhe ndaj atyre që ma kanë dhënë mundësinë dhe që më kanë përkrahur. Janë shumë gjëra që ndoshta lidhen me Gjermaninë, por edhe ne si shqiptarë duhet të jemi mirënjohës ndaj Gjermanisë, por edhe shteti gjerman na e ka parë hairin në shumë aspekte. Nuk ka asgjë të bardhë pa të zezën dhe gjithnjë është gjithçka e dyanshme.

Përveç klubeve gjermane keni luajtur edhe për grupmoshat e Gjermanisë. Nëse do të vazhdoje të luaje për Gjermaninë, sot a do të ishe kampion i Evropës apo Botës?

Qëllimi im kryesor gjithmonë ka qenë të luaj për Shqipërinë, edhe në atë kohë që pata mundësinë të luaja për Gjermaninë. Në atë kohë kushtet nuk kanë qenë shumë të mira. Jo vetëm kushtet, por edhe Federata nuk ka qenë e organizuar ashtu siç është tani. Po t’i pyesësh edhe ata të Federatës, edhe ata nuk e dinë saktë se si ka qenë. Por në përgjithësi nuk ka qenë gjithnjë opsion të luaj për Gjermaninë, duke pasur parasysh se konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe në atë gjeneratë me Hummels, Boateng, Howedes , të cilët u bënë edhe kampionë bote. Nuk është se e kam pasur ëndërr ndonjëherë, por duke qenë edhe realist. Por nuk i dihen, pasi janë bërë kampion bote me më pak cilësi, vendosmëri. Por unë nuk jetoj në ëndrra, jam realist dhe jam mirënjohës për këtë që Zoti më dha. Ka mundur të jetë shumë mirë, por ka mundur të jetë shumë më keq.

Mergim Mavraj - Player profile | Transfermarkt

Kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga dita kur vendose të luash për Shqipërinë. A është momenti juaj më i mirë kualifikimi në “Euro 2016”?

Është është kënaqësi të shkosh në luftë për shtetin tënd, por është edhe shumë përgjegjësi. Nga larg shihet më ndryshe, por neve na u dha kjo mundësi për të përfaqësuar popullin tonë. Flas për brezin tim, pasi nuk e di më herët dhe tash se si identifikohen me këtë përgjegjësi, por t’ia zbardhësh fytyrën popullit dhe të arrish t’i sjellësh një buzëqeshje, është kënaqësi, por kur vjen faza e vështirë, e sheh që është më shumë përgjegjësi se kënaqësi. Burri që shkon ta përfaqësojë shtetin gjithmonë e ka përgjegjësinë mbi shpatullat e veta. E kam shijuar maksimalisht. Kemi pasur një fazë të mirë, kur njerëzit na kanë falur disa ndeshje që i kemi humbur pas Evropianit. Por në një kohë me shumë humbje, si lojtar i kombëtares mund të kalosh në një depresion të vogël.

Shqipëria do të paraqitet edhe në Evropianin që mbahet në Gjermani këtë verë. Në Gjermani jetojnë një numër i madh i shqiptarëve. A do të jetë armë e fortë për Shqipërinë përkrahja e shqiptarëve?

Arma e shqiptarit është gjithmonë shqiptari vetë. Kudo ku kemi luajtur, në Norvegji, Francë apo Shqipëri, gjithmonë tifozët kanë qenë armë e fortë e jona. Na kanë shtyrë për të dhënë maksimumin. Ndaj Francës, më shumë ka pasur shqiptarë. Prandaj forca jonë kanë qenë tifozët. Mund të ketë rol kyç, ku mund ta bëj diferencën. Kemi shumë shqiptarë në Gjermani, Austri dhe në rrethinë, por shpresoj se kanë gjetur bileta.

Mërgim Mavraj i futet boksit: Po të ishte e rëndësishme pamja, Zoti  do...(FOTOT) | Gazeta Shqip

Cilat janë gjasat e Shqipërisë në “Euro 2024”. A mund të jetë befasia e grupit?

Unë besoj se tani nuk ka më befasi. Ata që e njohin futbollin, emri i Shqipërisë nuk është më i panjohur. Nuk e konsideroj befasi nëse Shqipëria kalon grupin. As Italia, as Spanja nuk e kanë treguar forcën si kanë qenë dikur. Nuk na intereson në qershor si kanë qenë në vitet 2022, 1998. Janë 90 minuta që mund të ndodhë gjithçka dhe duhet të jemi maksimalisht të përgatitur. Lojtarët luajnë në klube dhe kampionate të mira. Kanë cilësi dhe kanë dëshmuar që bashkëpunojmë mirë. Spanjollët, italianët dhe kroatët e dinë këtë. Nuk do të ishte befasi nëse e mund njërën nga këto skuadra. Kanë ndryshuar gjërat.

E ke përjetuar paraqitjen në Evropian. Nëse sot do të zgjidhje, cila për ty do të kishte më shumë vlerë: Paraqitja me Shqipërinë në Evropian apo me Gjermaninë të fitoje një Kupë Bote apo Evrope?

Është pyetje e fortë. Është pyetje e thellë. Si lojtar ambicioz, është gënjeshtër nëse them që titulli nuk ka vlerë. Por në aspektin njerëzor, kemi arritur të gjithë objektivat që i kemi pasur në jetë, por pastaj, dita pas arritjes. Jeta faktikisht nuk ndryshon. Arritja është një lehtësim. Ndjenja për të luajtur për Shqipërinë, nuk e di gjithkush e përjeton ndryshe, është çështje individuale, por mua çështja e himnit para ndeshjes është vështirë. Janë disa gjëra që nuk përshkruhen me fjalë. Edhe kjo është diçka që njeriu është gati të sakrifikoj gjithçka për këto ngjyra. Përjetimi i himnit është diçka e papërshkruar. Por, normalisht se çdo lojtar luan për të fituar ndonjë trofe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd