Transmetuar më 16-05-2024, 14:07

Klasi nuk zbehet kurrë. Edhe në moshën 51-vjeçare, Zinedine Zidane vazhdon të shfaqë talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Trajneri francez u ftua nga Bordeaux për festimet e 100-vjetorit të "Parc Lescure", stadiumit të "Girondins", dhe i magjepsi tifozët e pranishëm në ndeshjen mes legjendave të klubit.

Në një video, e cila u bë menjëherë "virale", shihet ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit duke kontrolluar një top pa rënë në tokë dhe më pas duke dribluar përpara për disa metra.

Një veprim që i emocionoi të gjithë spektatorët, ndërsa "Zizou" buzëqeshi dukshëm i argëtuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd