Transmetuar më 16-05-2024, 11:06

Eden Hazard e bën Chelsea sërish të pasur. Sipas asaj që raporton "The Telegraph", klubi londinez do të marrë një bonus përfundimtar prej mbi 6 milionë euro nga marrëveshja për transferimin e ish-yllit belg te Real Madridi.

Ky bonus u aktivizua falë arritjes së ekipit të Ancelottit në finalen e Champions League. Po si është e mundur kjo, duke qenë se Hazard e ndërpreu kontratën qershorin e kaluar dhe u tërhoq nga futbolli në tetor?

Ish-lojtari i Lille u shit te Real Madridi në vitin 2019 për 130 milionë paund, nga të cilat rreth 40 milionë bonuse në varësi të paraqitjeve dhe rezultateve të marra nga skuadra spanjolle. Epo, sipas gazetës angleze, këto kushte mbeten të vlefshme edhe sot, pasi belgu kishte firmosur deri më 30 qershor 2024. Pra, e la futbollin përpara afatit të natyrshëm.

Hazard luajti vetëm 54 ndeshje në La Liga, ose 76 ndeshje në total në katër sezone te Real Madridi, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve më 2022. Chelsea sigurisht e shijoi Hazard në vitet e tij më të mira. Me blutë e Londrës ai fitoi dy tituj të Premier League dhe dy Liga të Europës në 7 vite.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd