Transmetuar më 16-05-2024, 11:04

KOTORR- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi. Ai tha se rajoni duhet të bashkëpunojë në disa fusha. Rama shtoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë veten e tyre me çështjet bilaterale, por të bashkëpunojnë për integrimin drejt Bashkimit Evropian.

“Duhet ta bëjmë pjesëmarrjen tonë, në politikën e sigurisë më domethënës. Duhet të jemi pjesë e instrumenteve që kanë të bëjeni me sigurinë kibernetike. Do vazhdojmë bashkëpunimin rajonal dhe zotohemi për këtë. Për Shqipërinë, nuk është e kaluara që duhet ta kontrollojë të ardhmen, por e ardhmja duhet ta kontrollojë të kaluarën.

Dëshirojmë të shihemi si shtete anëtare sa i përket sjelljeve dhe përsëri vazhdojmë të bllokojmë vetveten. Kjo nuk ka kuptim. Ne duhet t’i lëmë politikat dhe çështjet bilaterale jashtë kësaj gjendjeje. Nëse bëjmë çdo gjë në mënyrë evropiane kjo do ta lehtësojë atmosferën, në mënyrë që të gjithë të merreshin me çështjet bilaterale”, shtoi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd