Transmetuar më 16-05-2024, 09:46

MALI I ZI – Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, do të presë këtë të enjte (16 maj) në Kotorr një samit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision) dhe raportohet se liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm pritet të jenë kryeministër i Shqipërisë Edi Rama, Albin Kurti kryeministër i Kosovës dhe Talat Xhaferi i Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, do të jenë edhe organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd