Transmetuar më 15-05-2024, 22:41

Është vetëdorëzuar në polici Azgan Mërnica që dyshohet se vrau me armë zjarri efektivin e policisë në Fier.
Azgan Mërnica sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit.
Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:30 të datës 13 maj në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





