Transmetuar më 15-05-2024, 16:24

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkuar në SPAK pak minuta më parë.

Ajo mësohet se po merret në pyetje nga një oficer i policisë gjyqësore të BKH Byroja Kombëtare e Hetimit, raporton noa.al.

Paraqitja e Ballukut në SPAK u bë vetëm pak minuta pasi ajo kishte përfunduar mbledhjen e qeverisë që e drejtoi vetë në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Zyrtarisht asgjë nuk bëhet e ditur për shkaqet përse Belinda Balluku është thirrur nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Megjithatë mësohet se ajo është thirrur për skandalin e inceneratorëve.

Një zyrtar i ministrisë që Balluku drejton, i pyetur nga noa.al tha se është e paqartë përse zëvendëskryeministrja është thirrur në SPAK, por shtoi se pritet që pas daljes prej aty, Balluku të jap një prononcim për mediat.

Marrja e saj në pyetje vjen pak ditë pasi u thirr në mënyrë të përsëritur për t’u marrë në pyetje dhe kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, i njohur si person me lidhje të ngushta me Ballukun.

Vijon…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd