Transmetuar më 15-05-2024, 14:47

Tiranë, 15 Maj 2024 /noa.al – Një tjetër incident i dhunshëm brenda mjediseve shkollore në Tiranë, ka precipituar me plagosjen e një djali vetëm 12 vjeç.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:30, në rrugën "Dalip Topi", në ambientet e shkollës 9-vjeçare, "Klodian Tanushi", përuruar vetëm pak kohë më parë siç shikoni foton, raporton noa.al.

Policia tha se janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor tha se agjentët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd