Transmetuar më 15-05-2024, 13:03

Emocione pafund në Tottenham-Manchester City, ndeshjen vendimtare për titullin e Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 2-0 në fushën e “Spurs”, në një skenë ku ndodhi gjithçka. Në fakt, kjo përballje nisi një ditë më parë me tentativën (e dështuar) të tifozëve të Arsenalit për t’iu prishur gjumin “qytetarëve”.

Pastaj kulmoi me episodet e fushës, jo vetëm të lojtarëve, por edhe protagonistit të zakonshëm, Guardiolës, me reagimet e tij ikonike. Manchester City po kryesonte 1-0 falë Haaland, ndërsa në rast barazimi do të kishte pikë të barabarta me Arsenalin, por golaverazh më të dobët e “Topçinjtë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll dhe duke luajtur futboll

Pak minuta nga fundi i ndeshjes, mbrojtja e City bëri një gabim të bujshëm. Sulmuesi vendës, Son, doli ballë për ballë me portierin kundërshtar, por nuk finalizoi dot. Mundësi e artë e shpërdoruar për Tottenham, për të barazuar. Guardiola, duke qëndruar pranë stolit, fjalë për fjalë u shtri në tokë nga frika.

Nëse Son barazonte, atëherë titulli kampion do të bëhej përfundimisht i pamundur për “qytetarët”. Në fakt, në momentet e fundit, kohën shtesë, Manchester City gjeti edhe golin e dytë e të qetësisë, me penalltinë e realizuar me sukses nga Haaland.

Megjithatë, heroi i ditës nuk ishte sulmuesi norvegjez, por “shtërzimi” i Guardiolës, me makthit të barazimit dhe ikjes së titullit të katërt radhazi kampion në Angli, si askush tjetër më parë.

Në fund të ndeshjes në stadiumin e Tottenham Hotspur, Guardiola u pyet për reagimin e tij ndaj gabimit të Son: “Kam probleme me shpinën, ai pozicion më bën të ndihem më mirë… A e dini sa herë na ka ndëshkuar Son në vitet e fundit? Gjatë kësaj ndeshjeje kam menduar gjithë kohës: Të lutem, jo ​​përsëri”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti që thotë "ay LEAGUE OT 1 1 betway MC DEtKGy 85:58 BARCLAYS PREMIER PREMIERLEAGUE LEAGUE TOT aptain inch ርበ 1 1MC MC 86:22 * BARCLAYS -LIV LIV ๖ตร"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd