Transmetuar më 15-05-2024, 11:45

E rëndë në Gramsh. Një 50-vjeçar u arrestua nga policia pasi përndiqte një të mitur 13-vjeçe.

Mësohet se e mitura u ka treguar prindëve të cilët nuk kanë hezituar dhe e kanë denoncuar rastin në Polici.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia e Gramshit ka arrestuar burrin.

‘Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare’, informon policia vendore.

Raste të kësaj natyre hasen shpesh, por edhe ndërgjegjësimi për denoncime është rritur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd