Transmetuar më 15-05-2024, 09:05

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tha se nuk kishte festime pas fitores 2-0 ndaj Tottenham Hotspur, e cila e vendosi skuadrën e tij në krye të renditjes, në prag të titullit të katërt radhazi kampion në Angli.

Diçka e paprecedentë. Manchester City ishte shumë nën maksimumin e tij dhe i detyrohet një pritjeje të vonuar nga portieri zëvendësues Stefan Ortega, përpara se Erling Haaland të shënonte golin e tij të dytë, për të vulosur një fitore vendimtare.

"Ne ishim të lumtur në dhomat e zhveshjes, por lojtarët e dinë se nuk ka mbaruar. Ata e dinë se do të jetë e vështirë të dielën, – tha Guardiola, skuadra e të cilit është dy pikë përpara Arsenalit në garën për titull. – Ne duhet të fitojmë edhe një ndeshje për të bërë diçka që asnjë ekip tjetër nuk e ka arritur më parë, 4 tituj kampioni radhazi në Premier League”.

Manchester City do të përballet me West Ham United në shtëpi, të dielën, duke e ditur se karshi Arsenalit, që pret Evertonin, vetëm fitorja ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme për të siguruar titullin e gjashtë në shtatë sezone.

Guardiola tha se madhështia e asaj për të cilën po luajnë, për t’u bërë skuadra e parë në historinë angleze që fiton katër tituj radhazi, kishte peshuar shumë: “Djemtë po luanin nën presionin e rezultatit, sidomos në pjesën e parë. Kur e bëni këtë, nuk mund të performoni në nivelin tuaj. Ishte në lojë titulli i Premier League, një sezon i tërë, ndaj pritej ngarkesa mbi supet e lojtarëve.

Ata janë qenie njerëzore, e kuptoj presionin. As Arsenali nuk luajti mirë kundër Manchester United. Ata e dinin që, nëse nuk fitonin atje, nuk do ta fitonin Premier League. Do të jetë e njëjta gjë të dielën për ne kundër West Ham, do ta ndiejmë presionin”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd