Transmetuar më 14-05-2024, 23:32

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera.

Cila është ëndrra e saj?

Ëndrra ime është të bëhem nënë…

E teksa iu kërkua të krahasonte meshkujt shqiptarë me ata italianë, ajo u shpreh:

Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…

A do të rikthehet Rikja në Shqipëri?

Nuk jetoj dot për një kohë të gjatë në Shqipëri sepse nuk rri dot gjatë pa familjen time…/TAR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd