
E marta me siguri do të jetë dita vendimtare për titullin e Premier League. Një ndeshje para përfundimit të kampionatit anglez, Arsenali ka një pikë epërsi ndaj Manchester City, i cili do të luajë sonte ndaj Tottenham në kuadrin e javës së 34-t.
Skuadra e Guardiolës nuk ka alternativa dhe do të duhet ta rrëzojë tabunë e stadiumit të ri të "Spurs", ku Haaland dhe bashkëlojtarët e tij nuk kanë fituar dhe nuk kanë shënuar kurrë në kampionat. “Është e qartë do të thosha. Ne kemi vetëm një opsion, ta fitojmë ndeshjen. Ne do të fillojmë që aty, – shpjegoi trajneri katalanas në konferencën për shtyp.
– Si trajner kam një teori, ajo që bëmë ndeshjen e kaluar nuk ka rëndësi. Në katër ndeshjet e fundit të Premier League, 15 gola janë shumë, na dhanë pikët për të qenë këtu, por nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk fitojmë ndaj Tottenham. Ne e dimë që nëse nuk fitojmë të martën, nuk do ta fitojmë titullin e Premier League”.
Midis Manchester City dhe një rekordi tjetër (skuadra e parë që fiton 4 tituj kampioni radhazi në Premier League) janë ende dy ndeshje: Tottenham të martën dhe West Ham të dielën pasdite në stadiumin Etihad. Dy skuadra londineze në rrugën e lavdisë së përjetshme, ndryshe festa do të jetë e një tjetër skuadre nga kryeqyteti, Arsenali, që do ta mbyllë kampionatin e shkëlqyer në shtëpi ndaj Evertonit.
"Këtë sezon është ekip më proaktiv se në të kaluarën, – shpjegoi Guardiola duke folur për Tottenham. – ‘Suprs’ janë agresivë, pavarësisht se çfarë po ndodh. Ata humbën 4-0 në ‘Anfield’, por vazhduan t’i përmbahen asaj në të cilën besojnë. Në të njëjtën kohë ne e dimë se për çfarë po luajmë, ky është mentaliteti ynë".
Tottenham, 4 pikë larg nga vendi i fundit i Ligës së Kampionëve, i mbajtur nga Aston Villa, nuk po kalon një moment të mirë, por këtë sezon ia ka bërë jetën të vështirë skuadrës së Guardiolës në ndeshjen e fazës së parë (3-3) dhe gjithashtu në "FA Cup", në ndeshjen e luajtur në shtëpi dhe e vendosur në fund nga Aké.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





