Transmetuar më 14-05-2024, 12:57

Tensionohet sërish situata para Bashkisë Tiranë. Protestuesit hedhin sërish molotov drejt godinës dhe tentojnë të thyejnë gardhin rrethues, i cili edhe këtë radhë ka përforcues.

Protestuesit kanë lidhur një litar të gjatë me anë të të cilit tentojnë të shembin gardhin, ndërkohë që disa të tjerë po e tërheqin me duar.

Pas gardhit rrethues gjendet kordoni i forcave policore, i cili është zëvendësuar tashmë nga efektivët e FNSH dhe Shqiponja.

Kjo është protesta e shtatë në radhë, e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen “5D”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd