Transmetuar më 14-05-2024, 12:04
Ashtu siç ka ndodhur dhe në 6 protestat e mëparshme, edhe këtë herë, protestuesit kanë marrë masat duke u pajisur me ‘arsenalin’ e tyre, vezë dhe mollë.
Siç shihet nga fotot protestuesit kanë marrë një ‘arsenal’ me mollë, vezë dhe gjëra të tjera për t’i hedhur para bashkisë.
Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë me pamjen e kryebashkiakut Erjon veliaj.
Ai u shpreh se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd