Transmetuar më 14-05-2024, 11:35

Policia e Fierit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes në Fier, ku humbi jetën efektivi i Shqiponjave Novruz Canaliaj, ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe dy prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.

Kjo e fundit duke qenë se ishte dëshmitare në automjetin tip Audi me të birin Azganin, në momentin kur ndodhi krimi, dëshmia e saj është parë me interes nga hetuesit për te rindërtuar skemën se si u vra 28-vjeçari Novruz Canaliaj.

Ajete Mernica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. "U zunë për kalimin e makinave në rrugën e ngushtë të fshatit, dolën nga makina dhe debatuan. U thashë të dyve mos u zini", tha ajo.

Papritur ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Më pas ajo ka thënë se djali iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe disa të rinj të cilët kanë treguar në polici skenën e vrasjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd