TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Greqia kanë nisur negociatat për njohjen e pensioneve për shqiptarët si dhe për dokumentet për lejen e qëndrimit dhe të shtetësisë.
Në intervistën për "Opinion", Rama tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më produktive se kurrë, pavarësisht situatës së krijuar lidhur me takimin me shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj.
“Sot ne kemi bërë një seri njohjesh të pensioneve dhe arritëm me Italinë. Ka ardhur në pushtet një forcë tjetër dhe është kryeministër dikush tjetër. Është një barrë e madhe financiare njohja e pensioneve. Marrëdhëniet me qeverinë greke, janë më produktive që ne kemi patur ndonjëherë.
Marrëveshja e pensioneve është futur në proces, kemi ngritur grupet e punës. Është proces dhe nuk është gjë e lehtë. Asnjëherë grekët nuk kanë pranuar të ulen në tavolinë për çështjen e pensioneve. Tani janë ulur në tavolinë po diskutojnë. Për dokumentet, së shpejto do të materializohet, ai i lejes së qëndrimit dhe ai i shtetësisë si e drejtë natyrale. Nuk dua të hyjë më thellë në këto sepse kjo është pjesë e strukturës dhe hapësirë greke. Kur ne jemi futur dhe mendoj se kemi hapur hapësira që nuk i kishim më parë”,-tha Rama.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd