Transmetuar më 13-05-2024, 13:56

Hapen aplikimet për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. Njoftimi është dhënë nga ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, ndërsa është postuar dhe nga kryeministri Edi Rama.

Postimi:??Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”?? Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë??? ? Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit??‍??‍? ? Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë??‍???‍?? ?? Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit? ? Aplikimet janë hapura deri në ?? ??????? ?????️ Vëllazërisht, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi????? ℹ️Për informacione sqaruese shkruani në adresën elektronike: ???????.??????@???.???.??. https://www.facebook.com/share/p/MG2ATBxPc2hiHgpX/?mibextid=WC7FNe #KrenarpërShqipërinë❤️? #VetëmPërpara➡?? #SHQIPËRIA2030??⭐

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd