Transmetuar më 13-05-2024, 10:17

Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të dielën në një aksident me motor, në "Fermo" të Italisë.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi, Ostilio Ricci.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd