
Fitore shumë e rëndësishme për Atalantën në Champions League. 2-1 në Bergamo ndaj Romës së Daniele De Rossit dhe vendi i pestë i hipotekuar, vetëm dy ndeshje nga fundi. Në fund të sfidës me verdhekuqtë, mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti foli për mikrofonat e gazetarëve. Këto janë fjalët e tij:
“Edhe sot u pa që e përgatitëm shumë mirë ndeshjen. Më e rëndësishmja ishte që të mos mendonim për finalen, sepse ka kohë. Bëmë shumë mirë, sidomos në pjesën e parë, mund të kishim shënuar 3-4 gola. Me mundësitë e bujshme duhej ta kishim mbyllur më herët ndeshjen. Na duhet më tepër saktësi përpara”.
A mund të jetë një fitore vendimtare për Champions League? Ja si përgjigjet Djimsiti: "Unë nuk mendoj se është vendimtare. Janë edhe tri ndeshje për t’u luajtur, të gjitha vendimtare. Ne luajmë pesë ‘finale’ radhazi, madje edhe ato të kampionatit, por le t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Mund t’i fitojmë të gjitha".
Një fund sezoni i ëndërruar nga bergamaskët: "Ndeshja ndaj Liverpool-it, jashtë shtëpisë, na dha shumë besim për të arritur deri në fund. Jemi të vetëdijshëm se mund të mposhtim këdo nëse luajmë kështu. Për mendimin tim, është e vështirë për kundërshtarët kur luajnë ndaj Atalantës. Ky duhet të jetë rasti edhe për pesë ndeshjet e fundit".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





