




Tre të rinj të moshës 19 deri në 21 vjeç u zbuluan të pajetë në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon (Vaucluse), natën duke gdhirë e diela, raporton noa.al duke cituar Le Parisien.
Viktimat, nga L’Isle-sur-la-Sorgue, u gjetën në një makinë të zhytur në një ujëmbledhës.
Familjet e të rinjve, të shqetësuara që fëmijët e tyre nuk po ktheheshin, njoftuan policinë.
Kërkimet u mbyllën shpejt në sajë të itinerarit që zbulonte llogaria në rrjetin social Snapchat që i përkiste një prej viktimave.
Hetimi nxori se drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që ka bërë që ai të bjerë në këtë pellg bujqësor. Tre të rinjtë nuk kanë mundur të dalin nga kabina dhe mesa duket kanë vdekur nga mbytja. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





