Transmetuar më 12-05-2024, 23:34

ITALI – Atalanta mposht 2-1 Romëm në Bergano dhe prenton vendin e pestë në Serinë A, që i jep mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadrës së Gasperinit do t’i mjaftojë një fitore në tri ndeshjet që i kanë mbetur në kampionat për të mbajtur pas në renditje skuadrën verdhekuqe.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, De Ketelaere realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Roma e shkurtoi diferencën me Pellegrinin me 11-metërsh, por pa mundur të gjente një tjetër gol për të shmangur humbjen.

Gjithsesi, Roma do të bëjë tifo për Atalantën më finale e Europa League-s, që Italia të fitojë të drejtën për të çuar gjashtë skuadra në Champions.

Atalanta tregon forcën ndaj Romës që në 45 minutat e para të takimit të Bergamos. Zikaltrit e Gasperinit realizuan dy gjatë fraksionit hapës në portën e verdhekuqve, që të cilët u ndien të pafuqishëm për përballuar sulmet e vendësve.

U papërmbajtshëm belgu De Ketelaere, që realizoi dy herë brenda 2 minutash lojë (18’ dhe 20’). Në rastin e golit të parë i asistuar nga Scamacca, ndërsa në të dytin u shërbye nga Koopmeiners.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd