Transmetuar më 12-05-2024, 22:03

Gjatë fjalës së tij Berisha bëri një përshëndetje të veçantë për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi ku sipas tij ata e treguan veten TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur para pallatit ka folur në lidhje me vizitën e kryebashkiakut, Erjon Veliaj në Venecia. Gjatë fjalës së tij Berisha bëri një përshëndetje të veçantë për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi ku sipas tij ata e treguan veten socialistë dhe jo rilindas pasi refuzuan të përshëndesin Edi Ramën.

Ai më tej shtoi se Erion Veliaj me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por përfundoi në Venecia në hotelet me 2 mijë euro apo 3 mijë. Berisha bëri thirrje që ditën e martë kryebashkiaki ta ketë ditën e fundit duke u ngritur në protestë siç është paralajmëruar që nga protesta e kaluar.

Fjala e Berishës:

Koha është të bashkohemi. Ti jepni ju sot kudo që jeni, një krah Shqipërisë. Të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndahemi nga kjo organizatë kriminale. Miqtë mi! Unë e kam një përshëndetje të veçantë sonte, e do të ju marr dhe ju leje për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi, që e treguan veten socialistë dhe jo rilindas, që refuzuan të përshëndesin Edi Ramën, simbolin e shëmtuar të vjedhjes, varfërimit të shqiptarëve.

I bëtë një shërbim kombit me këtë qëndrim. Së fundi të dashur miq! Kjo ngjarje e sotme duhet të na motivojë dhe më shumë. Duhet të na bëjë me krahë. Zemërimi dhe guximi ynë nuk duhet të njohë kufij, sepse sot më shumë se kurrë, përfaqësojmë kombin shqiptar, fatin dhe të ardhmen e tij. Erion Veliaj që me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por kishte përfunduar në Venecia në hotelet me 2 mijë euro apo 3 mijë, ta ketë ditën e fundit, ditën e martë në bashkinë e Tiranës. Koha po vjen, nga fitorja tek bashkia në fitoren për Shqipërinë.

Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht, përshëndes emigracionin tonë në Greqi dhe kudo që ndodhet për leksionin që i dha, dhe i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Edhe po të mbledhësh të gjithë trafikantët e Shqipërisë kudo që janë, do të përfaqësosh vetëm krimin vjedhjen e jo shqiptarët. Rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd