Gjatë betimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, ka ndodhur një incident.
Sipas mediave greke, teksa ajo po bënte betimin, nuk e quajti vendin e saj “Maqedoni e Veriut”, por thjesht “Maqedoni”.
Kjo ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofia Filippidou, e cila në shenjë proteste është larguar nga ceremonia e betimit.
“Vlen të theksohet se në ceremoninë e sotme nuk morën pjesë liderët e vendeve fqinje, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë, për dallim nga ceremonia e fundit e betimit presidencial, ku mori pjesë edhe presidenti bullgar Radomir Radev.
Vendet e lartpërmendura thuhet se pretendojnë se nuk kanë marrë ftesa në kohë”, shkruan Kathimerini.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd