Transmetuar më 12-05-2024, 21:14

Kënga e tij, e titulluar ‘The Code’, arriti të prekë botën ndërsa flet për seksualitetin e Nemos dhe udhëtimin drejt pranimit të identitetit të tij

Nemo Mettler zuri vendin e parë në Eurovizionin e këtij viti me këngën "The Code" dhe është personi i parë jo – binar që doli në krye të konkurrencës.

Nemo e identifikon veten si një person jobinar dhe këtë të drejtë të tij për t’u prezantuar dhe për t’u përcaktuar si të dojë, vendosi ta prezantojë në skenën e konkursit, me veprën e tij.

Kënga e tij, e titulluar ‘The Code’, arriti të prekë botën ndërsa flet për seksualitetin e Nemos dhe udhëtimin drejt pranimit të identitetit të tij.

“Unë jam personi i parë jo-binar që fitoj Eurovision Song Contest. Më duket se ka shumë njerëz që duan të jenë vetvetja. Dhe është e vetëkuptueshme. Duhet të ketë dashuri, pranim dhe ndjeshmëri.

Unë kam qenë me fat, sepse kam pasur në krah njerëz që më kanë mbështetur kur kam dalë. Kam kaluar, sonte, në fshehtësi, flamurin jo binar sepse Eurovizioni më tha jo. Ndoshta pikëpamjet e EBU-së duhet të rregullohen pak, ndërkohë që çmimi – trofeu, që prisha, u rregullua. Eurovizioni duhet të jetë një vend ku ne mund të jemi dhe të ndjehemi vetvetja”, tha ai.

“Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që nisa me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që kam fituar duke kuptuar se jam një person jobinar”, komentoi Nemo.

Çfarë është një person jo-binar?

Jo binar është një term ombrellë që përdoret për njerëzit që kanë një identitet gjinor që nuk është ekskluzivisht mashkull apo femër.

Në thelb, të qenit jobinar thjesht do të thotë të ekzistosh midis, përtej dhe jashtë të dy gjinive, në varësi të asaj që të duket e drejtë.

Të qenit jo-binar ka të bëjë me identitetin gjinor. Në përgjithësi, ose mund të identifikoheni si mashkull ose si femër, ose mund të mos përshtateni në asnjë nga këto binarë sepse nuk ndiheni as mashkull as femër, ose ndiheni njëkohësisht si mashkull ashtu edhe femër.

Në dy rastet e fundit, ndoshta do të ndiheni më rehat me një identitet gjinor jo-binar.

https://noa.al/lajmi/2024/05/2435573.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd