
I pamëshirshëm një baba në SHBA, i cili persekutoi pafund djalin e vet vetëm 6 vjeç pse ai kishte marrë kile tepër duke kaluar në mbipeshë.
Një persekutim që arriti deri aty sa ta fusë fëmijën ende motak në ushtrime të rënda palestre që ta dobësonte.
Por fundi i kësaj drame ishte tragjedi sepse fëmija ndërroi jetë.
Disa ditë pasi dërgohej në palestër dhe bënte vrap intensiv e ushtrime, djali vdiq për shkak të abuzimit "kronik".
Djali dyshohet se pësoi stres fatal kardiak përpara rrahjes përfundimtare që pasoi në vdekjen e tij.
Të dhënat u bënë publike në një seancë gjyqi në Nju Xhersi ku po gjykohet babai i fëmijës së ndjerë.
Përshkrimet rrëqethëse të mjekut
Në ditën e pestë të gjyqit të tij për vrasjen, Christopher Gregor e kaloi pjesën më të madhe të dëshmisë së tij duke ia ngulur sytë mjekes ligjore Dr. Thomas Andrew.
Ai dukej emocional ndonjëherë teksa përshkruheshin lëndimet fatale të shkaktuara ndaj djalit Corey Micciolo, 6 vjeç.
Dr. Andrew dëshmoi se Corey, i cili vdiq në prill 2021, humbi jetën nga dëmtimet në gjoks dhe bark, si dhe nga plagët dhe mavijosjet në mëlçi dhe një ndalim i zemrës.
Ekzaminuesi mjekësor arriti në përfundimin se Corey tregoi shenja të "kardiomiopatisë së stresit", një gjendje e zemrës e shkaktuar nga presioni i vazhdueshëm, i cili, siç dëshmoi ai, "sugjeron se kishte stres të vazhdueshëm fizik, ndoshta për shkak të abuzimit ose neglizhencës".
Më herët në gjyq, gjykatës iu shfaqën pamje tronditëse të Gregorit duke e detyruar djalin e tij të vraponte në një palestër për stërvitje dhe duke e ngritur zvarrë atë nga dyshemeja disa herë kur ai u rrëzua.
Dëshmia e nënës së 6-vjeçarit
Nëna e Corey, Breanna Micciolo – e cila gjithashtu dëshmoi kundër Gregor javën e kaluar – tha se Corey shpesh kthehej nga shtëpia e babait të tij me prerje dhe mavijosje.
Prokurorët thanë se Gregor kishte ndjekur një model abuzimi për muaj të tërë përpara se Corey të vdiste.
Dr. Andrew, u thirr për të dëshmuar menjëherë pas vdekjes së fëmijës në 2021 dhe ka dalë me detaje të reja të tmerrshme se si vdiq gjashtë vjeçari.
Ai tha se arriti në përfundimin se shkaku i vdekjes së tij ishte një traumë e fortë e shkaktuar ndaj tij "nga një person tjetër".
Palestra si mjet ndëshkimi
Për më shumë se një vit pas takimit të parë, ajo pretendon se Gregor abuzonte rregullisht me Corey dhe dyshohej se babai po përdorte palestrën dhe pistën e vrapimit si një mjet ndëshkimi.
Gjatë kësaj kohe, profili i tij në LinkedIn renditi punën si sekser dhe mësues matematike, me përvojën e tij të mëparshme të punës duke përfshirë edhe vullnetarizmin në kujdesin për shëndetin mendor për gjashtë muaj në 2015.
Para arrestimit të tij, Gregor jetonte në një pasuri të madhe në New Jersey me vlerë mbi 1 milion dollarë.
E ëma e fëmijës krijoi një grup në Facebook pas vdekjes së Corey në prill 2021, të quajtur "Drejtësia për Corey". Ajo ndau foto të tmerrshme të plagëve të Corey, ndërsa pretendonte se shërbimet mbrojtëse të fëmijëve injoruan raportet e saj për lëndimet e fëmijës. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





