Transmetuar më 12-05-2024, 16:05

Një 55-vjeçar gjerman e mbajti të burgosur gruan e tij dhe e torturoi për 13 vjet. Në banesën e çiftit u gjet edhe një fletore, në të cilën burri gjerman regjistronte veprimet e tij dhe kohën kur e ushqente viktimën

Një grua 53-vjeçare gjermane, ishte e burgosur dhe e torturuar që nga viti 2011 në një apartament në Forbac, në Francën verilindore. Ajo u gjet të hënën nga policia që arrestoi bashkëshortin e saj, thanë burimet policore.

I dyshuari, i cili është 55 vjeç dhe ka nënshtetësi gjermane, është arrestuar në orën 4 të mëngjesit me orën lokale dhe është dërguar në paraburgim, raporton noa.al duke cituar BRE.

Gruaja e tij u gjet në një dhomë me hekura në dritare. Ajo ishte e zhveshur, me kokë të rruar, e kequshqyer dhe dukshëm e shkatërruar.

Brenda banesës kishte edhe një “stol torture”.

Forbach është një qytet në kufirin e Francës dhe Gjermanisë.

Stacioni radiofonik RMC raportoi se gruaja kishte thyer këmbë dhe gishta dhe u dërgua në spital për trajtim. Një burim policor tha se, bazuar në indikacionet, ishte e qartë se ajo ishte torturuar.

Ai i regjistroi veprimet e tij në një fletore

Gruaja arriti të kontaktojë policinë gjermane në Wiesbaden, e cila nga ana e saj informoi autoritetet franceze që ndërhynë në orët e para të së hënës.

Gazeta lokale "Le Republicain Lorrain" shkruan se ajo telefonoi të dielën vonë pasdite "nga banesa ku e mbante partneri i saj, në kushte të neveritshme".

Autoritetet franceze po kryejnë një hetim paraprak mbi akuzat për kufizim të paligjshëm të një personi, përdhunim të rëndë dhe torturë e brutalitet, sipas kanalit të lajmeve BFMTV.

Në banesë u gjet edhe një fletore, në të cilën burri regjistronte veprimet e tij dhe kohën kur e ushqente viktimën, sipas RMC. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd