Transmetuar më 12-05-2024, 13:57

Dinamo e Zagrebit është zyrtarisht kampione në elitën e futbollit kroat për herë të 35-të! Rijeka u mposht me shifrat 3-1 nga Varazhdini mbrëmjen e sotme dhe Dinamoja e shfrytëzoi më së miri këtë hap fals të rivalit të drejtpërdrejtë për kreun e renditjes, duke festuar edhe matematikisht titullin dy javë para fundit.

Gjigantët kroatë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Osijekun e ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç. Ndeshja u vendos në minutën e 73-të nga Arijan Ademi. Futbollisti shqiptar, i cili është pjesë e Maqedonisë së Veriut, shënoi me kokë pas një harkimi nga një goditje dënimi, duke i dhënë kështu kryeqytetasve titullin kampion.

Në këtë duel pati minuta edhe për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili u aktivizuar në minutën e 46-të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd