Transmetuar më 12-05-2024, 10:24

Fund i dhimbshëm për një burrë në moshë ende të re.

A.SH., 47 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur me litar.

I ndjeri u gjet dje në një zonë të pyllëzuar në Krrabë, raporton noa.al duke cituar burime policore.

Ato thanë se është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. Sh., 47 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dukuria e vetëvrasjeve është bërë gjithnjë e më shqetësuese në vend, sidomos në Tiranë, me raste të shtuara të njerëzve, kryesisht në moshë të re, që zgjedhin vetëflijimin si mundësi për t’i dhënë fund jetës, për shkaqe që kryesisht i marrin me vete. /noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd