Transmetuar më 12-05-2024, 10:20

Dy të mitur janë ngacmuar seksualisht në Tiranë dhe familjarët e alarmuar njoftuan policinë lokale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Policia tha se i ndaluari u prangos pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Janë të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe nëse ajo është e përsëritur. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd