Zvicra fitoi Festivalin e 68-të Evropian të Këngës me "The Code" nga Nemo duke triumfuar mes 26 finalistëve. Konkursi u zhvillua në Malmoe të Suedisë.
Kënga mori 365 pikë nga votat e jurisë dhe 226 të tjera nga publiku. Vendi ynë i dha pikët maksimale, 12.
Nemo është artisti i parë jobinar që fiton Eurovizionin dhe tha se ata ndihen krenarë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për komunitetin e njerëzve që janë jobinarë ose fluidë gjinorë.
“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, dhe shpresoj ky konkurs të ndikojë për paqen”, u shpreh këngëtari dhe shtoi:
"Performimi i një kënge ku unë flas për historinë time, pasi kam prekur kaq shumë njerëz dhe ndoshta i kam frymëzuar njerëzit që të qëndrojnë besnikë ndaj vetes, është gjëja më e çmendur që më ka ndodhur ndonjëherë."
Kroacia mori çmimin e dytë dhe Franca të tretin në Eurovision 2024.
Mbretëria e Bashkuar nuk mori asnjë pikë nga votat e publikut.
Zvicra ka marrë pjesë që në edicionin e parë duke e fituar atë. Ndërsa është prezantuar 63 herë, ajo mungoi në vitet 1995, 1999, 2001 dhe 2003.
Hera e dytë që Zvicra fitonte Eurosong ishte në vitin 1988 me këngën "Ne Partez Pas Sans Moi" nga Celine Dion.
Ajo bëri një interpretim të shkëlqyer, por ishte kryesisht e panjohur në Evropë në atë kohë. /noa.al
Fotot: EBU
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd