Transmetuar më 11-05-2024, 22:45

Autostrada Thumanë – Kashar, pjesë e Korridorit Blu do të hapet më 30 qershor të këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi pamjet nga punimet që janë duke u kryer aktualisht.

Ky segment rrugor, ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, pasi përshkruan një prej zonave me trafik të rënduar veçanërisht gjatë verës, ka një gjatësi prej 21.05 km. Hapja e tij pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun.

Rruga do të jetë e kategorisë A, duke plotësuar parametrat më të lartë të sigurisë rrugore.

MIE ka bërë të ditur se duke qenë një autostradë e kategorisë A është parashikuar që brenda standardeve të ndërtohet dhe një gardh rrethues, nga të dyja anët, në mënyrë të tillë që të mos lejohet aksesi i askujt duke rritur kështu sigurinë e lëvizjes.

Krahas aksit kryesorë, do të ketë edhe rrugë alternative, si një opsion për të gjithë qytetarët.

Aksi Thumanë-Kashar ka pjesë të tij disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd