
Kapet me pistoletë një 18-vjeçar në Tiranë, mbetet e paqartë.përse një djalë ende i vogël qarkullon i armatosur.
‘Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë’, infomon policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





