Transmetuar më 11-05-2024, 11:55

Soda e bukës ka një përdorim të gjerë dhe të vyer si për shëndetin e njeriut ashtu dhe për shumë punë të dobishme në shtëpi.

Por një prej përdorimeve është bashkimi i saj me vajin e ullirit duke krijuar kështu një produkt në kufijtë e magjikes për lëkurën e fytyrës tonë.

Në sajë të përbërësve të saj, soda e bukës e përdorur në një kurë të posaçme të kombinuar me vaj ulliri është një mrekulli për shëndetin e lëkurës së trupit dhe fytyrës.

Kura mund të përdoret 2 apo 3 herë në javë dhe efektet e saj janë me të vërtetë mahnitëse.

Kjo kurë ndihmon në largimin e papastërtive nga lëkura duke i ofruar asaj shkëlqim.

Për më tepër, hap poret dhe e bën lëkurën më elastike.

Përdorimi i rregullt i këtij trajtimi lufton edhe dendësinë e rrudhave duke i ofruar lëkurës së fytyrës, freski dhe rini.

Si ta përgatisni dhe përdorni për fytyrën 

Mjafton të hidhni në një tas të vogël një lugë çaji me sodë buke dhe dy lugë çaji me vaj ulliri. Kujdesuni që vaji i ullirit të jetë cilësor dhe i papërlyer me vajra të tjerë.

Përziejini mirë bashkë derisa të krijohet një masë kremoze dhe më pas aplikojeni në fytyrë.

Lëreni 10 deri në 15 minuta dhe më pas masazhoni fytyrën për dy minuta me mollëzat e gishtave.

Më pas fytyrën shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët.

Këtë kurë mund ta përdorni dy ose tre herë në javë dhe rezultatet që pas javës së parë ndihen direkt në pamjen e fytyrës.

Lëkurë e butë në gjithë trupin 

Një tjetër metodë e përdorimit të sodës për butësinë e lëkurës së trupit është që të hidhni pak sodë buke dhe shampo trupi në ujë dhe masazhoni duart dhe këmbët.

Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe do të zbuloni sa e butë është bërë lëkura.

Soda, edhe për flokë të shëndetshëm

Shampot tradicionale janë të pasur me kimikatë të ndryshëm që prishin balancën e skalpit dhe dobësojnë flokun.

Ndaj një herë në muaj përdorni sodë buke për të ruajtur shëndetin e flokëve. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd