Transmetuar më 11-05-2024, 09:21

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Një automjet ‘Audi’ është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





