Transmetuar më 10-05-2024, 23:43

NASA po planifikon të ndërtojë hekurudhë në Hënë. Një sipërmarrje e tillë mund t’i japë një dinamikë të re hapësirës ku brenda vitit 2030 do të nisë transporti i materialeve.

Projekti, i quajtur "Levitimi fleksibël në një pistë" (FLOAT), është tani në fazën e dytë të programit të koncepteve të avancuara inovative të NASA-s (NIAC), i cili synon të zhvillojë projekte "të ngjashme me fantashkencën" për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen.

Treni në Hënë është një nga gjashtë planet ambicioze që po zhvillon NASA dhe pritet të marrë fonde nga programi Innovative Advanced Concepts.

Robotët janë krijuar posaçërisht për të transportuar deri në 100 tonë materiale në sipërfaqen hënore në baza ditore.

Në një nga postimet e saj, NASA zbulon sa vijon: “Ne duam të ndërtojmë sistemin e parë hekurudhor hënor, i cili do të sigurojë transport të besueshëm, autonom dhe efikas të ngarkesës në Hënë," shkroi udhëheqësi i projektit Ethan Schaler, një inxhinier robotik në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s, në një postim në blog të NASA-s.

"Një sistem transporti robotik i qëndrueshëm dhe jetëgjatë do të jetë kritik për operacionet e përditshme të një baze të qëndrueshme hënore në vitet 2030”.

Ndryshe nga hekurudha në Tokë, rrjeti i transportit hënor nuk do të përdorë shina fikse. Është propozuar të krijohen linja fleksibël që mund të vendosen drejtpërdrejt në sipërfaqen hënore. Lëvizja do të bëhet nga një seri “robotësh magnetikë pa energji” që do të rrinë pezull mbi sipërfaqen e pistës.

Vagonët do të montohen nga këta robotë dhe do të lëvizin me afërsisht 1 mph (1.61 km/h). Ata mund të transportojnë afërsisht 100 tonë (90 tonë metrikë) material në ditë për në dhe nga baza e ardhshme hënore e NASA-s.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd