
MEKSIKË- Administrata e Universitetit Autonom Benemerita të Puebla (BUAP) në Meksikë vendosi të shkarkojë profesorin, Miguel Perez pasi ai u arrestua për ngacmim seksual të grave. Profesori 40-vjeçar kishte fshehur një kamera në këpucën e tij me të cilën ai regjistronte të brendshmet e grave të veshura me funde.
Perez u kap në një video gjatë një festival në qytetin e Puebla më 2 maj duke u afruar për të siguruar pamjet. Kur Perez e kuptoi se ishte pikasur, ai u përpoq të arratisej. Vajza që ekspozoiveprimet e profesorit shpjegoi se e publikoi videon sepse kishte përshtypjen se ai nuk do të ndiqej penalisht. Sipas mediave lokale, Perez ndau në Tetegram pamjet që ai regjistroi të viktimave të tij në grupe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





