Transmetuar më 09-05-2024, 23:10

Çifti kishte shkuar në një park për të marrë fëmijën e tyre që po luante, i cili fatkeqësisht pa se çfarë ndodhi

Athinë, 9 Maj 2024 /noa.al- Makabër ajo që ndodhi sonte në Athinë ku një i ri u qëllua me armë zjarri ndërsa pranë gjendeshin djali i mitur dhe gruaja e tij.

Roan Brahimi, 32 vjeç u qëllua me 3 plumba nga persona hipur mbi një motor duke i marrë jetën.

Dy persona me motor i janë afruar makinës së viktimës dhe kanë hapur zjarr duke e plagosur për vdekje, tha policia lokale.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bajronit pak pas orës 21:30, ora lokale (20.30 ora e Tiranës), raporton noa.al.

Sipas informacioneve të para, objektivi ka qenë 32 vjeçari që ndodhej në makinë.

Autorët duket se e kanë ndjekur viktimën dhe kur ai ka parkuar makinën në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kanë hapur zjarr dhe e kanë ekzekutuar me të paktën dy plumba në kokë.

Sipas dëshmitarëve, vrasja mizore ka ndodhur përballë bashkëshortes 37-vjeçare të viktimës, Katerina, si dhe fëmijës së tyre të mitur.

Fëmija po luante në parkun ngjitur me sheshin dhe prindërit kishin shkuar për ta marrë. Gruaja ka zbritur nga makina ndërsa 32-vjeçari ka qëndruar brenda kur dhe ka marrë plumbat vrasës.

Dëshmitarët okularë thonë se për fat të keq djali i vogël e kuptoi atë që ndodhi dhe filloi të thërriste babanë e tij, ndërsa nëna e tij gjithashtu filloi të thërriste e tronditur.

I vogli vraponte dhe thoshte “babi im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd