
GJERMANI – Bayer Leverkusen-Atalanta do të jetë finalja e Europa League pasa përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale. Takimi i parë në Romë mes verdhekuqëve dhe Leverkusenit u mbyll me fitoren e skuadrës së Xabi Alonsos me shifrat 0-2 duke sjellë një lloj sigurie për këtë ndeshje kthimi. Ndërkohë në 45 minutat e para ka qenë skuaddra gjermane ajo e cila ka zhvilluar pjesën më të madhe të këtyre minutave në gjysmëfushën e Italianëve, por janë verdhekuqt e De Rosita ta që zhbllokojnë takimim. Në minutën e 43-të Paredes shndërron në gol një penallti duke e mbyllur pjesën e pare në avantazh. Pjesa e dytë nis sërish me vrrullin e vendasve, por Roma ka më shumë besim dher merr më tepër përsipër për t’i ndëshkuar gjermanët. Dhe ndonjë e njëjta histori, një prekje me dorë pas zhvillimeve të një goditjeje këndi në minutën e 64 dhe më pas penalltia e dytë e shndërruar në gol nga Paredes.
Ndërkohë që po vetë Roma prish vetë gjithçka, Mancini sapo merr shiritin e kapitenit, shënon një autogol në minutën e 82-të, duke rikthyer avantazhin e Leverkusenit në garën drejt finales pasi rezultati i përgjithshëm shkon në 3-2, por gjermanët kanë edhe një record për të thyer dhe ja dalin me të njëjtën formë, një tjetër gol në minutën e 96-të për të çuar në 49 rekordin e ndeshjeve pa humbje me golin e Stanisiç dhe eliminojnë kështu Italianët me rezultatin përfundimtarë 4-2. Atalanta eiminoi Olimpikun e Marsejës pasi e mundi në shtëpi në këtë ndeshje kthimi me shifrat 3-0, ndërkohë që takimi pare mes tyre në “Velodrom” një javë më pare ishte mbyllur në barazim 1-1.Skuadra e Gasperinit zhbllokon në pjesën e pare me Lookman ndërkohë që në të dytën sërish ai jep asistin këtë here për Ruggerin që vulos avancimiun në finale me dyfishim e avantazhit. Në mbyllje, pikërisht në shtesë u shënua edhe goli i tretë nga Ture që shërbeu thjeshtë për statistikë, duke kaluar kshu bergamaskët në finale e Europa League ku do të luaj me Bayer Leverkusenin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





