Transmetuar më 09-05-2024, 21:33

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova i është përgjigjur kreut të Partisë së Liris, Ilir Meta, pasi ky i fundit e uroi për fitoren. Në një postim në rrjetin social “X”, Gordana ka shkruar në shqip që pret “që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian”.

Postimi në “X”:

I nderuar President Meta, Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare. Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd