Zbulohet një qendër antike banimi dhe një mozaik i rrallë në Durrës.
Një tjetër mozaik është zbuluar gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kantierin e hapur për ndërtimin e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës, aty ku një muaj më parë u zbulua mozaikut floreal i shekulli i I para Krishtit dhe shekullit të I të erës sonë.
Arkeologët thonë se mozaiku i përket pishinës së një vile të shekullit të I-rë ku ndër të tjera ka dhe zbukurime që i përkasin kësaj vile.
Pak ditë më parë në këtë vend, me rifillimin e gërmimeve dolën në drite gjetje të rëndësishme si rifiniturat e veshjeve të brendshme të vilës, pllaka me dekoracione të Mesdheut, veçanërisht në Pompei, të cilat datonin të periudhave para dhe pas lindjes së Krishtit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd