Turistët nuk do mund të vizitojnë këtë vit ishullin “Navagio” në Greqi.
I cilësuar si një ndër plazhet më të bukur në Greqi dhe në botë, ky ishull nuk do jetë i aksesueshëm për sezonin veror të këtij viti, pasi autoritetet i kanë vendosur “kyçin”.
‘The Sun’ raporton se plazhi i cili njihet edhe si “Limani i kontrabandistëve”, ku shihen në pëllëmbë të dorës ishujt e detit Jon, do të qëndrojë i mbyllur me vendim të katër ministrive, përkatësisht asaj për Mbrojtjen e Qytetarëve, ministrisë së Politikave Detare dhe Ishujve, ministrisë së Turizmit dhe Krizave Klimatike, e asaj të Mbrojtjes Civile.
Vendimi është marrë pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve vendore dhe garancive për bërjen të aksesueshme të anijes së mbytur, e cila dyshohet se kryente kontrabandë cigaresh dhe alkooli nga ish-Jugosllavia.
Turistëve dhe pushuesve vendas nuk do tu lejohet qarkullimi dhe afrimi, apo ankorimi i varkave dhe as noti i atyre që ndodhen në bord kudo në gji, konkretisht në zonën detare brenda vijës imagjinare, që bashkon dy skajet verior dhe jugor të gjirit.
Ndalohet hyrja e vizitorëve, me një kufi ndalimi 10 metra nga buza e shpatit ranor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd