Transmetuar më 09-05-2024, 12:02

Mëngjesin e sotëm, Emiljano Frroku 28-vjeç, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.
Shkak i aksidentit, dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit.
KSSH, së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë.
KSSH i kërkon inspektoriatit të punës, të zgjodhet nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.
Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





