Transmetuar më 09-05-2024, 10:41

Joselu, qendërsulmuesi i Real Madridit, foli për “Prime Video” në fund të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, të cilën e fitoi 2-1, falë dopietës së tij nga stoli: “Ishte një natë e pabesueshme, që nuk e kisha menduar as në ëndrrat e mia më të mira. Zhvilluam një ndeshje të bukur, së bashku me shokët e mi. Bëmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje, e cila ishte si finale”.

Çfarë bëni në këto raste, kur hyni në pjesën e fundit të ndeshjes?

Përpiqem t’i bëj gjërat në mënyrën e duhur, të zbatoj në praktikë këshillat që më jep trajneri. Si sulmues, përpiqem të përfitoj nga çdo mundësi. Sonte e bëra më së miri këtë gjë, ndaj jam shumë i lumtur.

Çfarë ju tha Ancelotti?

Më tha të luaja në zonën e portës kundërshtare dhe të godisja nga çdo pozicion i mundshëm.

Edhe në debutimin tuaj me Spanjën hyre në fushë si zëvendësues dhe shënove një dygolësh…

Po, është e vërtetë. Jam shumë i lumtur, kam arritur të shënoj 2 gola shumë të rëndësishëm, dua ta shijoj këtë mbrëmje. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të luaj në finalen e “Ëembley”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd