Transmetuar më 09-05-2024, 10:10

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi e KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë të varur në një pemë në Zveçan.

Arma është gjetur të mërkurën në orën 20:28. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon po hetohet.

Njoftimi i policisë:

Zvecan / 08.05.2024 – 20:28. Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd