Transmetuar më 09-05-2024, 08:15

Pas numërimit të mbi 95% të votave, ështe publikuar edhe projeksioni jozyrtar për numrin e deputetëve bazuar në këto rezultate.

Sipas ketij projeksoni, VMRO-DPME merr 59 mandate, e ndjekur nga Koalicioni Fronti Europian -BDI, me 19 mandate.

Pas 95% të votave të numëruara, Fronti Europian prin me 133.042 vota para VLEN me 103.556 vota.

Koalicioni i LSDM, 18 mandate ndërsa opozita shqiptare VLEN 13.

E majta radikale merr 6 ndërsa partia e sapoformuar ZNAM merr 5 deputetë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd