Transmetuar më 09-05-2024, 07:44

Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.

Më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendin, ku nuk përjashtohet dhe mundësia për breshër në zona të izoluara në Jug – Juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 6°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale.

Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu. Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd