
Një person humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së mërkurës pasi u përfshi në një aksident në rajonin e Elbasanit.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor midis qytrtit Cerrik dhe fshatit Papër në afërsi të Elbasanit, raporton noa.al.
Një dëshmitar i tha noa-s se aksidenti shkaktoi vdekjen e një kalimtari, banor i zonës.
Zyrtarisht u bë e ditur se mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Cërrik-Papër", 28 vjeçari nga Tirana A.B., me automjetin tip "Audi" që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Policia lokale në Elbasan, e pyetur nga noa.al tha se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, si të dyshuar për ngjarjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Foto arkivi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





