SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dyfishta që u mbajtën sot. Gjithashtu KSHZ njoftoi se përqindja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 46.31 përqind. Ndërsa për zgjedhjet kuvendare, përqindja e njerëzve qe votuan deri në ora 18:30 ka qenë 53.30 përqind. Po ashtu përqindja më e madhe për zgjedhje ka qenë në Novaci, ndërsa ajo më e ulët është në Qendër Zhupë.
Ditmire Shehu nga KSHZ tha se ky organ edhe një herë e dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa i falënderoi edhe institucionet tjera përrgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve. Ajo gjithashtu theksoi se rezultatet e para për zgjedhjet e sotme pritet të shpallen rreth orës 23:30.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd